Ekipi Përgatitor për Themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin konsultohet me ekspertet e drejtësisë tranzicionale

14 Maj 2020, Prishtinë – Ekipi Përgatitor, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës, mbajti një takim virtual me ekspertet e drejtësisë tranzicionale Yasmin Sooka dhe Mô Bleeker.

Përgjatë këtij takimi u shqyrtua tërë puna e Ekipit Përgatitor, me theks të veçantë te komentet e dhëna mbi Projekt Aktin Normativ, dokument ky i krijuar si rezultat i konsultimeve publike që u zhvilluan në vitin 2019.

Pjesëmarrësit theksuan se “ky është një proces historik” që bëhet për të mirën afatgjate të vendit.

Ekipi Përgatitor për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin falënderoi ekspertet për komentet dhe kohën e tyre të çmuar dhe theksoi që Komisioni në formimin e tij do të jetë i pavarur nga politika, me integritet të plotë dhe pronësi kosovare.

Ekipi Përgatitor, pas përmirësimit të situatës me pandeminë Covid-19 do të vazhdojë raundin e dytë të konsultimeve publike.